Home Page Nieuws

An article in a Kosovar paper about helping the Elderly in Kosovo and Bajram Curri North Albania, thanks to Omroep MAX!

“Omroepmax” dhe “Stichting de Brug International” kujdesen për pleqëri të qetë të të moshuarëve

Kanali televiziv holandez “Omroepmax” dhe OJQ “Stichting de Brug International” po kujdesen që të moshuarit e Gjakovës dhe Bajram Currit të kalojnë një pleqëri sa më të qetë.
Rrezarta Mustafa, menaxhere e OJQ “Stichting de Brug International”, implementuese e projektit të përkujdesjes për të moshuarit tregon për portalin Online se ky projekt mbështetë 23 pleqë të vetmuar në Kosovë dhe 17 në Bajram Curr të Shqipërisë. Projekti u del në ndihmë të moshuarëve në blerjen e barrërave, në vizita mjekësore, si dhe në ushqim. Në kuadër të projektit është blerë edhe një aparament në Gjakovë dhe një në Bajram Curr.
Apartamentet sipas menagjeres Mustafa janë në emër të OJQ-së dhe pasi të moshuarit e vendosur aty të ndahen nga jeta,aparamentet shërbejnë për pleqë të tjerë të vetmuar.
Ajo njofton se 3 të moshuarëve në Bajram Curr u janë renovuar shtëpitë, ndërkaq një të moshuare në Bajram Curr e cila banon në apartamentin e blerë nga OJQ i është paguar ndërhyrja kirurgjike në sy, pasi ka qenë me pengesa në shikim në shkallën prej 85 për qind.
“Projekti jonë mbështetë edhe të ashtuquajturën ‘Soup Kitchen’ në Bajram Curr ku 15 pleq shërbehen me ushqim të pasur me vitamina, 2 herë në javë. Edhe në Gjakovë dhe rrethinë 23 pleq të vetmuar kanë marrë ushqim të ngrohtë nga 2 herë në javë nga mesi i dhjetorit 2015 e deri në mes të prillit 2016”, njofton managjerja Mustafa.
“Gjendja financiare, fizike dhe shpirtërore e të moshuarëve ka qenë motiv bazë për neve të angazhohemi në favor të kategorisë së të moshuarëve. Pleqtë tanë me pensionet që marrin nuk janë në gjendje t’i blejnë as medikamentet e tyre të nevojshme”, shpjegon ajo motivin e daljes zot të të moshuarëve në Gjakovë e Bajram Curr./Portali Online/